2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kosova është realitet dhe është në rajon

Më të lexuarat

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesic, ka deklaruar se Serbia nuk është e detyruar të njohë Kosovën nëse nuk e dëshiron diçka të tillë, me rëndësi është të vendoset bashkëpunimi Serbi-Kosovë dhe më gjerë në rajon.

Sipas tij, Kosova është realitet dhe kjo nuk mund të ndryshohet, ndaj duhet të bashkëpunohet me të.

“Në rast se Serbia nuk dëshiron të pranojë Kosovën nuk ka nevojë ta pranojë, nuk do ndodhë asgjë, ajo çfarë duhet të sigurohet është bashkëpunimi rajonal. Kosova është realitet dhe është në rajon. Duhet të punojmë për hapjen e gjithë kufijve në rajon, interesi jonë i përbashkët është integrimi në BE. Kjo marrëveshje dhe ky hap do të shuajë dhe luftërat në rajon, duke bërë të mundur të jetuarit në paqe”, ka deklaruar Mesic, ndërsa transmeton RTK/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit