1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

KOSOVA E SHQIPËRIA TË HEQIN PIKAT DOGANORE

Më të lexuarat

Aleanca KuqeZi prezantoi sot idenë e saj për zhvillimin ekonomik të vendit. Departamenti ekonomik i AK, i drejtuar nga Dashamir Uruçi theksoi se vizioni i AK është për zbatimin e politikave të reja fiskale, që do të mbështesin fuqishëm biznesin dhe prodhimin vendas si dhe një program të ashpër në luftën kundër monopoleve në sektorët më strategjik të ekonomisë.

Ndërsa kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu kjo lëvizje ka program të rëndësishëm për nxjerrjen e Shqipërisë nga varfëria. “Shqiptarët janë populli më i varfër në Evropë. Ata janë më të varfrit jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë dhe trojet e tjera etnike.

Aleanca KuqeZi do realizoj vendime të rëndësishme për të nxjerrë Shqiptarët nga mjerimi. Shqiptarët duhet të ndërtojnë urgjent një vizion të ri për zhvillimin ekonomik mbi pasuritë kombëtare. Shqiptarët jetojnë në tokën dhe nëntokën më të pasur në rajon por janë populli i mbytur në mjerim dhe varfëri”, tha Spahiu, transmeton NOA.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit