1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kosova e Shqipëria mbështesin Deklaratën për Sirinë

Më të lexuarat

Shtetet e Bashkuara dhe dhjetë vende të tjera kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët për Sirinë, duke dënuar në termat më të fuqishëm përdorimin e armëve kimike nga ana e regjimit sirian dhe duke bërë thirrje për përgjigje të fuqishme ndërkombëtare.

Deklarata, në mënyrë eksplicite, mbështet përpjekjet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, për të përforcuar ndalimin e përdorimit të armëve kimike.

Shtëpia e Bardhë njofton se që prej lëshimit të kësaj deklarate, ajo është nënshkruar edhe nga vende të tjera, që mbështesin publikisht përmbajtjen e saj, transmeton REL.

Vendet që tani zyrtarisht mbështesin deklaratën janë: Shqipëria*, Australia, Kanadaja, Kroacia*, Danimarka*, Estonia*, Franca, Gjermania*, Hondurasi*, Hungaria*, Italia, Japonia, Republika e Koresë, Kosova*, Letonia*, Lituania*, Maroku*, Katari*, Rumania*, Arabia Saudite, Spanja, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe*, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

“Ne mirëpresim vendet shtesë që kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë deklaratë dhe përpjekjet tona të vazhdueshme për të mbajtur regjimin e Assadit përgjegjës dhe për të zbatuar normën ndërkombëtare kundër përdorimit të armëve kimike”, thuhet në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.

( Me yll (*) janë të shënuara vendet shtesë)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit