1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Kosova duhet t’i përmbushë kriteret afatshkurtra

Më të lexuarat

Në raportin e Komisionit Evropian për Kosovën thuhet se Komisioni e ka miratuar një Studim të Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën.
Ky studim konfirmon se kjo marrëveshje mund të vendoset ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës në një situatë ku vendet anëtare të BE-së mbajnë qëndrime të ndryshme rreth statusit të Kosovës.

Komisioni do të propozojë negociimin e direktivave për një marrëveshje të Stabilizim Asociimit me Kosovën kur ajo të bëjë progres në përmbushjen e një numri të prioriteteve afat shkurtra, thuhet në raport.

Është qenësore që Kosova të vazhdojë zbatimin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe të angazhohet konstruktivisht në një varg çështjesh, me ndërmjetësimin e BE-së.

Një përmirësim i dukshëm dhe i qëndrueshëm në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm, në mënyrë që të dyja vendet t’i vazhdojnë rrugët e tyre drejt BE-së. Asnjëra palë nuk mund ta bllokojë palën tjetër gjatë këtyre përpjekjeve.

Sa i përket problemeve në veri të Kosovës, respektimi i disa nevojave të rëndësishme për popullatën lokale atje do të jetë një element qenësor i këtij progresi, thuhet ndër të tjera në raport. /Rel/kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit