0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kosova dhe Rusia të ngjashme – me korrupsion të lartë dhe zhvillim të lartë!

Më të lexuarat

Gazeta ruse “Kommersant” ka publikuar hartën e saj të korrupsionit botëror, në bazë të dhënave të Transparency International për nivelin e korrupsionit dhe të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi nivelin e prodhimit të brendshëm bruto
Sipas kësaj harte, korrupsioni i lartë nuk do të thotë gjithmonë rritje e ulët. Si shembull ajo përmend Rusinë dhe Kosovën, të cilën ditorja e cekë si entitet të veçantë shtetëror. Edhe Rusia e edhe Kosova janë renditur shumë keq në vlerësimin e shtrirjes së korrupsionit. Megjithatë, ngritja e PBB-së në Kosovë më 2012 ishte në 3,76 për qind dhe 3,70 për qind në Rusi.

Përveç Rusisë, nivelin e lartë të korrupsionit e ka Bjellorusia, Ukraina dhe Kazakistan, ndërsa theksohet se po ashtu Iraku, ka ngritje të PBB-së me 10,17 për qind.

Me përjashtim të Kosovës, të gjitha vendet e tjera të rajonit nuk kanë kombinimin e tillë paradoksal: Republika Çeke, Hungaria, Rumania, Italia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Bullgaria, Shqipëria, Maqedonia, Greqia, Mali i Zi, Malta, kanë korrupsion të lartë dhe ngritje të ultë ose rënie të produktit të brendshëm bruto.

Britania dhe Holanda, megjithatë janë në mesin e shteteve të rralla që kanë nivele shumë të ulëta të korrupsionit, ndërsa produkti i brendshëm bruto ka rënë edhe tek ata. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit