Kosova së shpejti do ta ketë një tunel të ri e që do të lidhë atë me Malin e Zi nga Peja në Rozhajë. Kjo gjë u bë e ditur nga ministrat e Kosovës dhe Malit të Zi që merren me çështjen e infrastrukturës.
Ishte ministri malazez Osman Nurkovic, i cili së pari përmendi lidhjet e Mali të Zi me Kosovën, e një prej të cilave është tuneli Pejë Rozhajë. “Ne u pajtuam që të ndërtohet një tunel që do të lidhë Pejën me Rozhajën. Idenë e kemi të gatshme, tani duhet të merremi vesh”, ka thënë Nurkovic.
Ndërkaq, edhe ministri Pal Lekaj e ka konfirmuar këtë gjë, duke thënë se kanë nisur punët për të kryer studimin e fizibilitetit.
“Po, jemi pajtuar rreth këtij projekti. Po bëhet fizibiliteti me intensitet të lartë. Na ka mbetur të shohim se si do ta realizojmë këtë projekt”, ka thënë Lekaj.
Ndërkohë, ministrat bën të ditur se u pajtuan që Kosova e Mali i Zi të lidhen edhe në rrugën Deçan-Plavë, e po ashtu edhe me anë të autostradës Pejë-Rozhajë./gazetametro.net