4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kosova bëhet me pavarësi të plotë

Më të lexuarat

Pikërisht më 2 korrik të vitit 1990 delegatë të Kuvendit të Kosovës në Prishtinë patën shpallur deklaratën për Kosovën Republikë. Ndërsa 22 vjet më vonë, nesër më 2 korrik 2012, në Vjenë pritet që Grupi Drejtues Ndërkombëtar të marrë vendim për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur të vendit tonë.

“Komuniteti ndërkombëtar është i gatshëm të vendosë për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës”, tha ministri i Jashtëm i Austrisë, Michael Spindelegger në një deklaratë për agjencinë e lajmeve DPA, transmeton Radio Evropa e Lirë.

“Kjo është shenjë e qartë e mirëbesimit që është vendosur në Kosovë. Kosova tash është mjaft e pjekur për të qëndruar në këmbët e veta dhe për të marrë përgjegjësi të plotë për të ardhmen e të gjithë shtetasve të saj”, tha ai.

Ky hap formalisht do të ndërmerret nga Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, që përbëhet nga 23 shtete evropiane, SHBA-ja dhe Turqia, dhe i cili e ka mbikëqyrur pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë, Bashkimi Evropian e vazhdon praninë e tij në Kosovë me misionin EULEX për polici dhe sundim të ligjit, ndërsa janë të pranishme edhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it, që udhëhiqet nga NATO-ja.

Më tutje, Spindelegger, në intervistën për agjencinë DPA, theksoi se “prania e vazhdueshme e trupave ndërkombëtare mbetet e domosdoshme për shkak të situatës në veri të Kosovës, e cila nuk është zgjidhur krejtësisht”.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit