KOSI I PERGATITUR NE SHTEPI LUFTON KANCERIN
Prof. Dr. Sema Akman nënvizoi rëndësinë e konsumimit të qumështit dhe kosit. Duke iu bërë thirrje nënave Akman pohoi se kosi i përgatitur në shtëpi është një mbrojtës i mirë ndaj sëmundjeve dhe kancerit. Akman theksoı se duhen kërkuar rrugë alternative për ta mësuar fëminë me kosin dhe për ta bërë këtë mund të përdoren pekmezi, mjalti dhe frutat.
Anëtare e degës së pediatrisë në fakultetin e mjekësisë në Universitetin Akdeniz Prof. Dr. Sema Akman bëri të ditur se kosi i zënë në shtëpi është më efektiv se kosi i gatshëm në mbrojtjen ndaj sëmundjeve dhe kancerit.
Duke marrë parasysh faktin se fëmijët janë në një proçes rritjeje dhe zhvillimi Prof. Dr. Akman nënvizoi edhe një herë domosdoshmërinë e ndalimit të pijeve të gazuara. Akman pohoi se dhalla zëvendëson shumë mirë konsumimin e pijeve të gazuara duke nënvizuar vlerat e kosit i cili është lënda bazë e saj. Duke shpjeguar se në Evropë dhe ShBA kosi konsumohet shumë dhe në disa vende tjera janë hapur lokale veçanërisht për konsumin e kosit Prof. Dr. Akman pohoi se njerëzit të cilët jetojnë në këta vende e konsumojnë kosın si një vakt më vete për të pasur një jetë sa më të shëndetshme.
Ndërsa tek ne kosi preferohet të konsumohet në shoqërinë e ndonjë gjelle. Akman nënvizon domosdoshmërinë e mësimit të fëmijëve me konsumimin e kosit dhe për ta bërë këtë prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Duke theksuar se në një periudhë kur çmimet e mishit janë rritur kosi është një burim i mirë proteinash Akman pohoi se kosi ka një strukturë e cila është burim kalciumi dhe një masë mbrojtëse ndaj infeksioneve të zorrëve dhe ato urinare.
Për të mësuar fëmijët me kosin mund të përdorni frutat, mjaltin ose pekmezin . Ja si u shpreh prof.Dr. Akman: ”Mund të konsumohet dhe kosi i gatshëm të cilin mund ta gjejmë lehtë në markete por kosi i përgatitur në shtëpi është dy hapa para përsa i përket mbrojtjes së trupit nga sëmundjet dhe kanceri. Fara e kosit e përdorur në fabrikë nuk është e njëjtë me atë të shtëpisë. Por duke marrë parasysh faktin se brezi i ri sa vjen e largohet nga tradicionalja dhe nuk ia kanë idenë sesi zihet kosi ne nuk i themi ‘jo’ kosit të gatshëm.”
Prof. Dr. Sema Akman gjithashtu pohoi se konsumimi i qumështit nga fëmijët është shumë i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e tyre. Veçanërisht fëmijët mbi 7 vjeç duhet të pinë të paktën dy gota qumësht në ditë , një në mëngjes dhe një gotë para se të flenë gjumë. /ZAMAN/START/