3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

KOREANËT I THANË STOP SHOUT PORNOGRAFIK TË LADY GAGA

Më të lexuarat

Grupet e krishtera në Korenë e Jugut bënë thirrje të premten për anulimin e koncertit të pop ikonës Lady Gaga duke thënë se ajo dhe koncerti i saj janë “pornografike” dhe promovojnë homoseksualitetin.
Qeveria e Koresë së Jugut tashmë u përkul ndaj presionit publik dhe ndaloj vizitën e konceritit të 26 vjecares nga personat nën moshën 18 vjeç, por protestuesit e mbledhur në rrugë thanë se kjo nuk ishte e mjaftueshme.
“Disa njerëz mund ta pranojmë këtë si një kulturë tjetër, por impakti i tij është i madh përtej artit dhe feve. Edhe të rriturit nuk mund të shohin punën e saj e cila është shumë homoseksuale dhe pornografike “, tha Yoon Jung-Hun, një pastori i cili organizoi” Rrjeta Qytetare kundër koncertit të Lady Gaga “.
Këngëtarja përmes këngëve të saj, feston fuqizimin e meshkujve dhe grave homoseksuale, diçka që shumë njerëz në Korenë e Jugut, e cila është vendi i dytë më i krishterë në Azi pas Filipineve, thonë se është një mënyrë jetese më e pamoralshmja.
Lady Gaga, emri i vërtetë i të cilit është Stefani Joanne Angelina Germanotta, ka qenë në Seul për afër në një javë pasi ajo nis turneun e saj aziatik, që synon të promovon seksualitetin dhe homoseksualizmin.
“Nervoze për sonte. Shpresoj se i kam bërë pak të lumtur dhe krenar monstruozët, tha ajo disa orë para se të nis koncerti.
Grupi Yoon thotë se ka mbledhur 5.000 përkrahës në Facebook kundër koncertit dhe disa e kanë thirrur edhe për një bojkot të sponzorit Hyundai Card. Protestuesit kanë kërcënuar edhe për bojkot të kompanisë amë të sponzorit, Hyundai Motor Co, industrisë më të madhe të makinave në Korenë e Jugut.
“Këshilli i krishterë i Koresë me 12 milionë të krishterë dhe 55.000 kisha do të marrë të gjitha llojet e masave për të bojkotuar Hyundai Card për të shrrënjosur këtë lloj kulture të pahijëshme,” tha Këshilli në një deklaratë.
Yoon tha se ai do të marrë pjesë në koncert për të “monitoruar” punën për përmbajtje homoseksuale që mund të korrupton të rinjtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit