Siç bën të ditur agjencia Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut, ka përfunduar me sukses testimi i raketës, ngjarje që është ndjekur edhe nga udhëheqësi i vendit.
Koreja e Veriut, në ujërat territoriale në lindje të Gadishullit Korean testoi raketën e re anti-anije.
Sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut, testimi i raketës i ndjekur edhe nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Joung-un, përfundoi me sukses. Në lajm thuhet gjithashtu se “Raketa është prodhuar me një teknologji të re dhe kjo tregon inteligjencën superiore të Partisë së Punës së Koresë së Veriut në zhvillimin e pajisjeve ushtarake”. Gjithashtu është theksuar se raketa, ka ngjashmëri me prodhimin rus Kh-35.
Bie në sy fakti që prova lidhur me raketën e re është realizuar nga Pheniani pas stërvitjeve të përbashkëta detare mes SHBA dhe Koresë së Jugut, të cilat kishin filluan ditën e enjte. Muajin e kaluar SHBA refuzoi propozimin e Koresë së Veriut për të pezulluar programin e saj të testimit bërthamor në këmbim të ndërprerjes së ushtrimeve të përbashkëta. SHBA kishte theksuar se stërvitja e përbashkët detare mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut nuk duhet të ngatërrohet me programin nuklear të Phenianit.