1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kore e Jugut, burg përjetë komandantit të tragetit; humbën jetën 300 vetë

Më të lexuarat

Komandanti i tragetit korean që u mbyt 16 prillin e vitit 2014, duke shkaktuar mbi 300 viktima, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit në Seul. 
 
Lee Joon Seok, 70 vjeç, në nëntor të vitit të kaluar u dënua me 36 vjet në shkallën e parë për neglizhencë dhe braktisje të anijes, por u shfajësua nga akuza e vrasjes. 
 
Vendimi i atëhershëm u kritikua dhe u cilësua si shumë i butë nga të afërmit e viktimave. Ndërkohë, këtë herë Gjykata e Apelit ka njohur edhe akuzën e vrasjes, duke rënduar kështu dënimin. 
 
Për 14 anëtarë të ekuipazhit janë dhënë dënime që variojnë nga 18 muaj në 12 vjet. Në nëntor, dënimet për ta ishin më të ashpra, nga 5 deri në 30 vjet. Tani të dënuarit kanë një javë kohë për të apeluar më tej çështjen. 
 
Prokurorët kishin kërkuar dënimin me vdekje për kapitenin, dënim ky që në Korenë e Jugut parashikohet nga Kodi Penal. Por në vend është në fuqi një moratorium dhe, për rrjedhojë, nuk kryhen ekzekutime që prej dhjetorit të vitit 1997./Top-Channel
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit