1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Konvertimi i priftit bullgar në Islam ka shkaktuar tensione

Më të lexuarat

Konvertimi i priftit ortodoks në fenë islame ka shkaktuar anulimin e festimit të ditës së Ashures, e cila vite me radhë i ka bashkuar muslimanët dhe ortodoksët në Vidin të Bullgarisë

Prifti bullgar, i cili zgjodhi Islamin për fe, dëmtoi traditën e festimit të përbashkët të ditës së Ashures mes muslimanëve dhe të krishterëve ortodoksë, 200 vjet të vjetër.

Atans Mihailov i cili shkoi në të njëjtën klasë me metropolitin aktual Plovdiv Nikolain në shkollën meshtarake të Shën Ivan Rilskit në Sofje, shërbeu 20 vjet si prift në kishën e Sofjes. Mihailov, i cili kohë më parë ishte larguar nga aktivitetet kishtare, për fe të tij ka zgjedhur Islamin.

Myftiu i Sofjes, Mustafa Izbistali, më 27 nëntor, në xhaminë kryesore të Sofjes, pas namazit të ikindisë, ka bërë të ditur se Atanas Mikhailov zgjodhi Islamin për fe të tij dhe u bë musliman, duke ndërruar emrin në Abdullah.

Mihailov, i cili tani quhet Abdullah, thotë se ka kohë që e kërkon vërtetën, dhe kjo ka qenë arsye e vetme që e ka shtyrë ta pranoj Islamin.
Myftiu lajmin dhe fotografinë e priftit të konvertuar e kishte vënë në faqen zyrtare të Myftinisë, duke e titulluar “ Ish prifti ortodoks e përqafon Islamin”. O Zoti ynë, ne të lutemi që të na drejtosh në rrugën e drejtë dhe të na mbrosh nga rruga e të humburve.

Mihailov vërtetoi fjalët e myftiut, duke thënë se ai tashmë ka shkëputur të gjitha lidhjet me Kishën Ortodokse Bullgare.
Mediat bullgare kanë shkruar se prifti është dashuruar me një femër muslimane dhe për këtë arsye ai e ka ndryshuar fenë.

Për shkak të reagimeve të fuqishme rreth titullit të lajmit, në faqen e internetit është ndryshuar titulli, dhe në vend të tij janë vendosur vargjet kur’anore. Megjithatë, edhe ky gjest i Myftinisë nuk i ka qetësuar tensionet.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit