12.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Kontrollorët e Trafikut Ajror pezullojnë grevën e së premtes

Më të lexuarat

Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror (SINKON), ka njoftuar se ka pezulluar grevën 12 orëshe të paraparë për ditën e premte.

Në një njoftim për media, ata kanë bërë të ditur se greva do të mbahet gjatë ditëve të vikendit.

“Përmes kësaj komunikate Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror – SINKON dëshiron të njoftojë publikun që ka vendosur ta pezullojë grevën 12 orëshe të paraparë për ditën e premte, 22.02.2019. Njëherësh, ju njoftojmë që greva për ditën e shtunë dhe të diel (23 dhe 24 shkurt 2019) në kohëzgjatje prej 12 orësh (prej orës 08:00 deri 20:00 orë lokale) do të zhvillohet sipas njoftimit të lëshuar më parë nga SINKON”, thuhet në njoftim.

Ata kanë bërë thirrje te ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj që të adresojë kërkesat e tyre.

“SINKON shpreh konsideratë për Ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, z. Lekaj në përpjekjet që është duke i bërë për adresimin e kërkesave të SINKON. Njëherësh shfrytëzojmë rastin që të ftojmë Presidentin e Republikës që të mos dekretojë Ligin e Pagave dhe të njëjtin ta kthejë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, përfundon komunikata për media.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit