-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kontrolli i pilotëve, në Europë nuk bëhet vlerësim i plotë psikologjik

Më të lexuarat

Pas deklaratave të hetuesve francezë se Airbusi A320 me 150 persona në bord është rrëzuar qëllimisht nga Andreas Lubitz, vëmendja tani po përqendrohet tek kontrollet e bëra pilotëve. Lufthansa, kontraktuesja e Germanwings, pretendon se nuk ka pasur asnjë element të mëparshëm që t’i linte vend qoftë edhe thjesht dyshimeve se 28-vjeçari ishte i paqendrueshëm mendërisht. 
 
Ndihmës-piloti e rrëzoi qëllimisht avionin Sa të rrezikshëm janë avionët? Siguria e fluturimeve të lira, pilotë me paga më të ulëta Trajnimi i tij në vitin 2009 qe ndërprerë për pak kohë, por kishte rifilluar pas një rigjykimi të vlefshmërisë së tij si kandidat. Shefi ekzekutiv i gjigandit ajror gjerman, Carsten Spohr, nuk e bëri publike arsyen e ndërprerjes së këtij trajnimi, me argumentin se një gjë e tillë nuk i lejohet. Por, ai pretendon se kur Lubitz u kthye sërish në trajnim, performanca e tij ishte pa të meta dhe nuk kishte asgjë shqetësuese në sjellen e tij. Megjithatë, natyra e pashpjegueshme e veprimeve të 28-vjeçarit ka vënë sot në fokus të gjithë mënyrën e vlerësimit psikologjik të pilotëve. 
 
Shumë pasagjerë mendojnë se personi që po drejton avionin i ka kaluar me sukses kontrollet mendore duke u siguruar kësisoj se ka temperamentin dhe karakterin e duhur për të mbajtur mbi vete përgjegjësitë e qindra jetëve. Por, a është vërtet kështu? Spohr-it duket se i ka shpëtuar një pohim në deklaratat e tij për gazetarët. Shefi ekzekutiv i Lufthansës, sipas BBC-së, e ka pranuar se në Europë nuk ka një test specific të detyrueshëm psikologjik për pilotët. 
 
Nga sa pohon zëdhënësi i Autoritetit të Aviacionit Civil britanik, shumica e pilotëve në Mbretërinë e Bashkuar i fillojnë mësimet në një shkollë stërvitore fluturimi. Kandidatët në shkolla të tilla ama, nuk i nënshtrohen testeve psikologjike. Tek ata thjesht verifikohet aftësia për të fluturuar. Kur piloti siguron një punë në një kompani ajrore, përpara se të fluturojë me pasagjerë, atij i bëhet një kontroll mjekësor, proces ky që përfshin një element të vlerësimit psikologjik. 
 
Kandidatët pyeten mbi origjinën e tyre, përfshirë interesat dhe marrëdhëniet familjare dhe u kërkohet të tregojnë nëse kanë vuajtur nga depresioni apo kanë menduar vetëvrasjen. Problemi është se kontrollet nuk shkojnë më tej, por mbështeten vetëm tek përgjigjet e kandidatëve dhe gjykimi i personit që i ka marrë në shqyrtim./TopChannel
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit