3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Kontejnerët me ndihma mjekësore të Turqisë mbërrijnë në Jemen

Më të lexuarat

Ndihmat mjekësore të dërguara nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kızılayı) për Jemenin mbërritën në Aden, që është në pozicionin e një kryeqyteti të përkohshëm.

Ndihmat e vendosura në 6 kontejnerë u morën në dorëzim nga, Cemal Belfakih, Zëvendëskryetari i Komitetit të Lartë të Ndihmave të Jemenit që varet nga qeveria e këtij vendi.

Këto ndihma përbëhen kryesisht nga ilaçet dhe pajisjet sterile për epideminë e kolerës dhe sëmundjeve të fëmijëve.

Ndër ndihmat mjekësore kishte edhe 47 ton ilaçe për sëmundje të tjera dhe pajisje të ndryshme mjekësore.

Në deklaratën e bërë pas marrjes në dorëzim të ndihmave, Belfakih tha se ndihmat e Gjysmëhënës së Kuqe Turke për popullin e Jemenit janë për tu lavdëruar dhe falënderoi Turqinë për punimet e ndihmave ndaj vendit të tij.

Kurse Kryetari i Delegacionit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke në Jemen, Mustafa Aydın tha se janë shumë të lumtur që ndihmat e dërguara nga Turqia kanë mbërritur në mënyrë të sigurt tek jemenasit dhe shprehu dëshirën që ndihmat të lehtësojnë dhimbjet e popullit jemenas.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit