1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Konsumoni panxhar të kuq nëse dëshironi një jetë të shëndetshme dhe larg mjekut

Më të lexuarat

Panxhari është një nga perimet më të shëndetshme në botë dhe është i pasur me Vitaminë C.

Ai përmban gjithashtu dhe  vitaminë A, hekur, kalcium, acid folik dhe janë gjithashtu një burim i mirë i potasiumit, magnezit dhe fibrave. Për më tepër panxhari përmban nitrogjen organik dhe flavnoide.

Më poshtë do ju paraqesim një listë vlerat më të mira ushqimore që ofron panxhari i kuq:

Përmirëson shëndetin e zemrës

Nitratet e shumta që panxhari i kuq mban ju ndihmon në mbajtjen e një shëndeti të mirë të zemrës. Ky përbërës te panxhari prodhon oksid nitric, që është një gaz që ndihmon në hapjen e venave të gjakut. Gjithashtu kjo perime ka aftësinë të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe të ulë tensionin e lartë.

Redukton inflamacionet

Një nutrient i quajtur betaine, që gjendet tek panxhari, ndihmon në mbrojtjen e qelizave, enzimave dhe proteinave të shkaktuara nga mjedisi. I njëjti përbërës redukton dhe inflamacionin, si dhe, mbron organet vitale dhe parandalon sëmundje të shumta.

Ul kolesterolin

Panxhari përmban betacianin që është një antioksidant i fuqishëm që parandalon oksidimin e kolesterolit. Për më tepër parandalon formimin e pllakave në muret e zemrës, e cila ul rrezikun nga vuajtja e sëmundjeve kardiovaskulare siç është dhe ataku i zemrës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit