-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Konsumimi i rregullt i peshkut parandalon sklerozën

Më të lexuarat

Konsumimi i peshkut një herë në javë mund të ndihmojë në uljen e rrezikut nga zhvillimi i sklerozës së shumëfishtë, sugjeron një studim i ri.

Skleroza e shumëfishtë (MS) është një sëmundje potenciale që dobëson sistemin nervor dhe asnjë shkak apo shërim nuk është identifikuar.

Te personat e prekur nga kjo sëmundje, trupi sulmon shtresat mbrojtëse yndyrore rreth nervave, duke dëmtuar ato dhe duke dëmtuar komunikimin e trurit me pjesën tjetër të trupit.

Kjo ndikon që personat e prekur ka momente kur nuk mund të ecin ose të kontrollojnë trupin e tyre – një gjendje që bëhet e përhershëm për disa prej tyre, transmeton KosovaPress.

Evidenca preliminare nga një studim i Kaiser Permanente sugjeron, se njerëzit që hanin peshk rregullisht kishin një rrezik prej 45 për qind më të ulët për të pasur sklerozë të shumëfishtë, gjë që do të thotë se ndryshimet dietike mund të ndihmojnë për të parandaluar sëmundjen misterioze.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit