3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Konsulli sirian në Kaliforni braktis mikun e tij të fëmijërisë, Bashar Asad

Më të lexuarat

Konsulli i nderit i Sirisë në Kaliforni, Hazim Shihabi, ka deklaruar të martën dorëheqjen e tij nga posti që mban, për shkak të masakrës në Hula, e cila la pas 100 viktima civile.

Shihabi, i cili ka qenë mik i ngushtë i presidentit Asad që në fëmijëri, u shpreh për televizionin NBR se:”Gjërat kanë arritur në një pikë ku heshtja është e papranueshme moralisht.”
Ai tha se masakra primitive e fundit në Hula, ishte pika ndarëse me regjimin e Asad. Pas kësaj ngjarjeje tragjike, është e pajustifikueshme të mbaj një post të tillë.
“U bënë muaj që nuk vëmë dot gjumë në sy për shkak të krimeve monstruoze që bëhen në Siri. Kam frikë se një e ardhme e zymtë e pret vendin tim.”
Hazim Shihabij është djali i gjeneralit Hikmet Shihabi i cili u nxorr në pension vitin 1998 dhe që më pas u vendon në SHBA. /ardhmeriaonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit