Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i ka kritikuar LDK-në e AAK-në se po dorëzohen përballë kryeministrit Thaçi.
Sipas tij, kryeministri Thaçi i kontrollon LDK-në dhe AAK-në.
Konjufca në një intervistë për “Epokën e re” tha se po të kishin qenë këto dy subjekte politike sikur Lëvizja Vetëvendosje, qeveria Thaçi moti do të kishte rënë prej pushtetit.
Sipas tij, VV-ja e vetme e ka të vështirë ta luajë rolin e opozitës.
“Hashim Thaçi në njëfarë mënyre po i mban nën sqetull këto dy subjekte politike sa herë që po dëshiron”, ka thënë Konjufca.
“Është e vështirë sepse në gjysmën e rrugës këto dy parti po e ndërrojnë drejtimin”, ka thënë Konjufca në intervistën për “Epokën e re”.
“Me duket tejet e pasinqertë sjellja e subjekteve politike, të cilat e quajnë veten opozitare, për arsye se kur është puna tek projektet e mëdha të kësaj qeverie, të gjithë janë njëzëri me Hashim Thaçin dhe i nënshtrohen atij”, ka thënë Konjufca.kohaislame