3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Konjufca: Skandaloz, reagimi i Qeverisë për Kumanovën

Më të lexuarat

Shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur në Kumanovë është e papranueshme.
 
Për shkak të kësaj, ai ka deklaruar se kanë kërkuar të enjten debat në Kuvendin e Kosovës.
 
Konjufca për ‘Epokën e re’ ka vlerësuar se reagimi i Qeverisë së Kosovës karshi ngjarjeve në Kumanovë ka qenë skandaloz.
 
Konjufca ka thënë se me ngjarjet në Kumanovë, Nikola Gruevski ka dashur të tërheq vëmendjen nga skandalet që janë duke i ndodhur Qeverisë së tij.
 
Ai ka bërë me dije se për shkak të këtyre skandaleve, Gruevski ishte i gatshëm të nisë edhe luftën, e cila, sipas tij, i konvenon vetëm atij dhe Serbisë./mszh
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit