4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kongresi lejon përgjimin pa kufij të shtetasve të huaj

Më të lexuarat

Megjithë kundërshtimin e 23 senatorëve dhe shqetësimin e madh të tyre për shkeljen e të drejtave dhe lirive personale të njeriut, Kongresi amerikan ka miratuar me shumicë votash ligjin që lejon aparatet e shërbimit sekret dhe agjenturor të Amerikës të përgjojnë shtetasit e huaj pa kufij.

Programi mbi monitorimin e fshehtë të të huajve u miratua me 73 vota pro dhe 23 kundër në Kongresin amerikan. Ky projekt mësohet të jetë firmosur nga presidenti Barak Obama dhe në këtë mënyrë do të mbahet në fuqi për të paktën 5 vitet e ardhshme. Agjentët e shërbimit sekret të Amerikës me anë të këtij ligji nuk kanë nevojë të marrin leje nga gjykata për të përgjuar shtetasit e huaj në Amerikë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit