Sot në Ankara zhvillohet Kongresi i 4-t i Zakonshëm i Partisë Për Drejtësi dhe Zhvillim AK.
Për kongresin ku Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan do të jetë kandidat për kryetar partie për të 3-n dhe të fundit herë, në Turqi janë ftuar rreth 80 mysafirë nga jashtë shtetit.
Ndër ta janë edhe Presidenti i Egjiptit Muhamed Mursi, Kryetari i Udhëheqjes Rajonale në Veri të Irakut, Mesud Barzani, IshKancelari i Gjermanisë, Gerhard Schröder e lideri i Hamasit, Halid Meshal.
Bashkëshortja e Kryeministrit, Emine Erdoan, përshkoi tërë sallën dhe përshëndeti gjithë të pranishmit.
Kongresi që zhvillohet në Sallën e Sportit Arena Në Ankara, ndiqet nga shumë media të vendit dhe të huaja.
ERDOAN: PARTIA AK KA NORMALIZUAR TURQINË
Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan në fjalimin e tij të kongresit të Partisë AK tërhoqi vëmendjen në ndryshimet e bëra gjatë 11 viteve.
Kryeministri turk tha se Partia AK ka normalizuar Turqinë dhe u shpreh me fjalët: “Pavarësisht të gjitha kërcënimeve dhe pengesave ne kemi luftuar dhe do ta vazhdojmë këtë luftë ndaj parazitëve që kanë shteruar energjinë e vendit”.
“Partia për Drejtësi dhe Zhvillim është një parti që ka normalizuar Turqinë. Partia AK është një parti që ka lënë mënjanë shqetësimet dhe i është përkushtuar drejtësisë, mirëqenies dhe ligjit. Është parti e stabilitetit të sigurisë. Ne për 10 vjet nuk kemi ndërhyrë në mënyrën e jetesës së askujt dhe nuk do të lejojmë që të ndërhyhet edhe në të ardhmen. Ne nuk jemi përzier as në të ngrënën as në të pirën, as në të veshur as në mënyrën e jetesës së askujt dhe s’do ta bëjmë as në të ardhmen. Ne, pavarësisht të gjitha kërcënimeve dhe pengesave, pavarësisht të gjitha skenarëve të errët kemi luftuar me mish e me shpirt ndaj atyre që kanë shteruar energjinë e vendit. Ne nuk do të ndalojmë përpara ndërhyrjeve që qëndrojnë si një element frike përpara politikës, ne luftuam, u kërkuam llogari dhe hapën rrugën për të bërë diçka të tillë”. u shpreh Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan.