1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Konflikt i armatosur mes fiseve në Kenia, 47 të vdekur

Më të lexuarat

Nairobi, 5 maj – Si pasojë e një sulmi të armatosur mes fisve në një fshat në veri të Kenias kanë humbur jetën 47 persona.
 
Osman Warfa, një zyrtar i rajonit të luginës Rift në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency theksoi se persona të armatosur nga fisi Turkana sulmuan fshatin që i përket fisit Pokot.
 
Warfa, tha se 46 persona kanë humbur jetën në vend, ndërsa një tjetër në spitalin ku u dërgua. Nga sulmi theksohet se janë plagosur edhe 9 persona të tjerë. Gjithashtu theksohet se sulmuesit duke u larguar nga fshati kanë marrë me vete bagëtitë.
 
Mes fiseve Turkana dhe Pokot për vite me rradhë përjetohen konflikte të armatosura për arsye të përdorimit të kullotave dhe vjedhjen e bagëtive.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit