-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Konfiskohet vetura, pronë e ministrit Bajram Rexhepi

Më të lexuarat

Të enjten në parkingun e Ministrisë së Punëve të Brendshme, është konfiskuar nga Policia e Kosovës, vetura “Klaiser” pronë e ministrit Bajram Rexhepi. Ky konfiskim ka ardhur pasi vetura derisa i është nënshtruar procedurës së regjistrimit, doli të jetë veturë e vjedhur.
Burimet e “Kosova Info”, bëjnë të ditur se këtë veturë ministri Rexhepi e kishte dhuratë nga një mitrovicas i quajtur Curri, i cili thuhet se ka lidhje të forta me strukturat paralele serbe në veri të Mitrovicës.

I kontaktuar me telefon, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, e ka përgënjeshtruar një lajm të tillë.

Ai tha se dje Policia e Kosovës nuk ka konfiskuar asnjë veturë në Parkingun e ndërtesës se Ministrisë se Punëve të Brendshme të Kosovës.

Edhe pse “Kosova Info” ka tentuar disa herë të marrë informata nga MPB-ja për rastin në fjale, pikërisht nga Zyra për Informim, kjo gjë ka qenë ë pamundur. Burimet e portalit flasin se polici që i ka prirë konfiskimit është suspenduar nga puna. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit