7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Konfirmohet blerja e “çmimit” nga UP-ja

Më të lexuarat

Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës do t’i vihet në tryezë të mërkurën një raport i një komisioni që ka hetuar për rreth dhjetë ditë rresht mënyrën se si ishte pajisur ky institucion me “çmimin e artë” të “Business Initiative Direction” (BID). Gazeta ka raportuar se çmimi ishte blerë nga drejtues të Rektoratit.

Sipas një burimi brenda UP-së, komisioni i përbërë nga Nuri Bexheti, Milazim Krasniqi e Nijazi Ibrahimi kanë përfunduar tashmë punën dhe përmbajtja e tij reflekton përmbajtjen e publikimeve edhe në “Koha Ditore”.

Të mërkurën ata do ta firmosin formalisht raportin dhe do t’ia prezantojnë Këshillit për miratim. Raporti, sipas burimit, është duke u mbajtur kujdesshëm, ngaqë në të ka të dhëna që krijojnë rrethanë rënduese për menaxhmentin aktual të UP-së që ndodhet nën hetime të Prokurorisë, e veçanërisht për rektorin Mujë Rugova, si dhe për prorektorin për bashkëpunim ndërkombëtar që kishte negociuar çmimin, Naser Mrasori, dhe prorektorin për burime dhe infrastrukturë, Enver Kutllovci, që kishte lejuar mjetet./K.online/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit