12.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Konfirmohen raste të reja të përdorimit të gazit klorin në Siri

Më të lexuarat

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) njoftoi të mërkurën se Misioni për Gjetjen e Fakteve (FFM) ka konfirmuar përdorimin e gazit klorin si armë kimike në muajin shkurt, gjatë një sulmi kundër civilëve në qytetin sirian të Sarakibit.

OPCW-ja ka publikuar një raport në lidhje me sulmin e 4 shkurtit në Sarakib të provincës Idlib.

“Një mision hetimor i organizatës përcaktoi se klori është çliruar në sipërfaqe nga cilindra me piston, në Al-Talil të qytetit Sarakib’’, u bë e ditur në një deklaratë të OPCW-së për raportin në fjalë.

Në deklaratë theksohet se si rezultat i analizave të kryera nga FFM-ja është zbuluar se në Sarakib, pranë Idlibit, është përdorur me shumë gjasa gazi klorin më datë 4 shkurt.

“Pavarësisht se nga kush dhe për çfarë arsye përdoren, unë dënoj fuqishëm përdorimin e vazhdueshëm të armëve kimike. Kësisoj veprimesh janë plotësisht kontradiktore dhe në kundërshtim me normat e Konventës mbi Armët Kimike (CWC)”, u shpreh drejtori i OPCW-së, Ahmet Uzumcu, në një deklaratë për raportin e sipërcituar.

Ky raport u është dërguar shteteve palë të çështjes dhe Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit