0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

KONFIRMOHEN DALLAVERET

Më të lexuarat

Dogana e Kosovës konstatoi se fabrika e SharrCemit ka bërë dallavere me deklarimin e produkteve të saj. Për këtë edhe ka iniciuar kundërvajtje doganore ndaj kësaj fabrike. Aferën e cementit tash po e heton edhe Autoriteti i Konkurrencës, sipas të cilit, vendimi i ministres Mimoza Kusari-Lila ka çrregulluar tregun e cementit në vend.

Analizat e doganës e sqaruan përfundimisht aferën e cementit në Kosovë. Edhe zyrtarisht u konfirmua se fabrika për prodhimin e cementit SharrCem, të cilën e ka marrë në mbrojte Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, është përfshirë në dallavere. Mostrat e marra nga cisternat e kësaj kompanie, që u kapën të martën në terminalin doganor në Han Të Elezit, rezultuan se SharrCem po importonte cedent të pastër e jo lëndë të parë siç kishte deklaruar.

Për këtë është iniciuar edhe kundërvajtje doganore, ndërsa Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka filluar hetimet ndaj vendimit të ministres Mimoza Kusari-Lila për masat e përkohshme mbrojtëse në importet e çimentos për të gjitha vendet me tarifa prej 35 për qind. Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka konfirmuar se Sharr Cem nuk e kishte deklaruar saktë se çfarë produkti po importonte.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit