-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Koncepti i sunnetit ndaj pastërtisë

Më të lexuarat

Mr. Fahrudin EBIBI

Brez pas brezi ndër myslimanët është përdor: “pastërtia është pjesë e besimit.” Kështu kanë transmetuar shumë gjeneratave sa që është fituar përshtypja se kjo frazë është hadith i transmetuar nga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi vesel-lem. Tani shtrohet dilema nëse nuk është hadith atëherë teksti i tillë a është në përputhje të plotë me parimet themelore të Fesë Islame?

Forma siç është prezantuar një tekst i këtillë, vështruar nga aspekti tekstual, nuk është dëshmuar të ishte transmetuar nga Muhamedi sal-lall-llahu alejhi vesel-lem. Megjithatë Taberaniu ka publikuar në veprën “el-Evsat” një transmetim nga Ibni Mes’udi në të cilin thuhet: ” Intervenoni! Për atë se ajo është pastërti dhe pastërtia fton në besim ndërkaq besimi bashkë me pronarin e vet është në xhenet.” Ndërkaq Hejthemiu vlerëson se në senedin e këtij hadithi (në vargun e transmetuesve) figuron Ibrahim b. Hibbani për të cilin Ibni Adiu ka konstatuar që transmetimet e tij i përkasin llojit të haditheve apokrife.

Është fakt i pakontestueshëm (vështruar nga aspekti kuptimor) se “pastërtia është pjesë e besimit” dhe kjo është e vërtetë. Nga vetë fakti se një kuptim i tillë është cituar nga tekste të haditheve të vërteta. Bie fjala në përmbledhjen autentike të imam Muslimit është publikuar një hadithi i transmetuar nga Ebi Malik el-Esh’ariu, cituar nga Muhamedi sal-lall-llahu alejhi vesel-lem:” Pastërtia është gjysma e besimit.” Në këtë formë këtë hadith e ka publikuar Ahmedi dhe Tirmidhiu. Gjthashtu ky hadith figuron në Xhamiu-s-agir dhe bënë pjesë në mesin e dyzet haditheve të zgjedhura, të njohura si “erbeine nevevije” të Imam Neveviut.

Sa i përket termit “pastërtia” në islam synohet pastërtia kuptimore (shpirtërore) dhe pastërtia nga sensualiteti. Në llojin e parë bënë pjesë pastërtia nga mosbesimi, mëkati dhe veset e këqija, ndërkaq në të dytin bënë pjesë pastërtia nga sensualiteti.

Vlen të theksohet se pastërtia është kusht i vlefshmërisë së namazit pavarësisht nëse ai pastrim është si pasoj e shkaktuar nga nevoja (siç është abdesi ose pastrimi i madh “gusli”) ose si rezultat i njollosjes së petkut, trupit ose vendit ku duhet të falet namazi. Mu për këtë kapitulli që trajton pastërtinë në jurisprudencën islame është pozicionuar si kapitull i pari në literaturën e shkencës së Fikhut për atë se është porta kryesore e futjes në namaz. Nga ana tjetër çelës i xhenetit është namazi atëherë çelës i namazit është pastërtia. Në një hadith theksohet: “Allahu nuk e pranon namazin (nga namazliu) pa mos me qenë i pastër.” (Muslim dhe Ibni Maxheh)

Banorët e territorit Kuba afër Medinës janë lavdëruar në Kur’an për shkak se ata ishin të interesuar në ekstrem për të qenë të pastër: ” … aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen mirë, e Allahu i do të pastrit.” (Kur’an, 9:108) ” Allahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme.” (Kur’an, 2: 222)

Hadithet e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem të shkallës sahih dhe hasen janë në numër të madh, të cilët nxisin pastërtinë në të gjitha nivelet, nxisin pastërtinë trupore, të abientit jetësor etj.

Sa i përket pastërtisë trupore, me thkes të veçantë ditën e xhuma në disa tekste të haditheve prezantohet me formë obligative “vaxhib”. “ Gusli (pastrimi) ditën e xhumasë është i obligueshëmv (vaxhib) për secilin që është në moshë adhore.” (Malik, Ahmed, Ebu Davud, Nisai, Ibni Maxhe. Të gjithë këta e kanë publikuar këtë hadith të transmetuar nga Ebu Seidi). Sipas variantit të publikuar në dy përmbledhjet “sahiha” të transmetuar nga Ebu Hurejreja, theksohet: “E drejtë e Allahut për çdo mysliman është të pastrojë në çdo shtatë ditë kokën dhe trupin e tij.” Këtë edhe më tepër do ta kishte konfirmuar motivi i djersitjes dhe njollosjes së trupit për të mos qenë burim i shqetësimit të atyre që janë në shoqëri.

Sa i përket konfirmimit të disa haditheve për pastrimin e disa pjesëve dhe organeve specifike të trupit vërehet interesimi i veçant sidomos për pastrimin e gojës dhe të dhëmbëve me misvsk. “Sikur të mos frikësohesha se po i rëndoja ummetin (popullin) tim do t’i kisha urdhëruar me misvak (përdorimin e tij) gjatë çdo namazi.” (Buhari, Muslim, Ahmed, Malik). “Misvaku e pastron gojën dhe motivon kënaqësinë e Zotit.” (Ahed, Nisai, Darimi)

Sa i përket pastrimit të flokut Ebu Davudi ka publikuar një hadith: ”Ai që ka flokë le ti nderoj (pastroj) ato.” Xhabir b. Abdullahu ka treguar një rast se i Dërguari i Allahut i kishte vizituar në shtëpi ku prezent ishte një njeri flokëshprishur. “A nuk ka mundur ky të siguroj diç me çka do të kishte mundur t’i qetësoj, përkatësisht, të rafshoj ose të lëmoj flokun e vetë”, pyeti Pejgamberi? Nga ana tjetër vërejti një tjetër, i cili kishte rrobat të papastërta dhe pyeti: “A nuk ka mundur ky të gjej diç me çka do të kishte mundur me i pastruar rrobat e veta?” (Ahmed, Ebu davud, Ibni Hibbane dhe Hakim)

Në formë plotësuese lidhur e këtë që u theksua janë edhe hadithet të njohura si “sunenu-l-fitre”, të cilët vërtetojnë përkujdesjen e sunnetit lidhur me pastrimin dhe zbukurimin e njeriut në mënyrë taksative numërohet prerja e thonjve, shkurtimi i mustaqeve, mënjanimi i qimeve nga vendet e ndieshme etj. Gjithashtu kërkohet sipas haditheve edhe pastrimi i shtëpisë, banesës dhe ambientit të banimit vetëm e vetëm se pastërtia është element që i përket fesë dhe është në raport të pandashëm e të. “Allahu është i mirë e do të mirën, është i pastër e do pastërtinë. Atëherë ju pastroni oborret tuaj dhe mos i gjasoni jehudëve.” (Tirmidhi)

Pastrimi i rrugëve. Lidhur me pastrimin e rrugëve është publikuar një hadith i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem e të cilin pothuajse shumica e muslimanëve e kanë të njohur: “Mënjanimi i pengesave në rrugë llogaritet, përkatësisht, trajtohet sadaka (lëmoshë).” (Buhari dhe Muslim)

Nga ana tjetër kritikat e sunnetit janë të ashpërta lidhur me mos meremetimin e rrugëve dhe pushimoreve (vendeve të ndryshme që mund të shfrytëzohen për kreativitet dhe pushim). “Kini kujdes nga dy grupe njerëzish që janë të mallkuar; që nuk i meremetojnë – mirëmbajnë rrugët, vendet e pushimit dhe të reakrivitetit.” (Ebu Davud, Ibni Maxheh, Bejheki dhe Hakim)

Si përfundim mund të thuhet që Feja islame që moti ka investuar dhe është angazhuar për ruajtjen e ambientit jetësor (ekologjik). “Ndokush prej jush të mos e bëj urinën në ujin që nuk lëviz pastaj të pastrohet aty.” (Buhari dhe Muslim)

Edhe në planin e ushqimit të freskët dhe pijeve, sunneti i Muhamedit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem është përkujdesur në nivelin meritor. Në një hadith të shkallës sahih, theksohet: “Kur të shkoni në gjumë fikni dritat, mbyllni dyert, lidhni grykat e shakujve të ujit dhe mbuloni pijet.” (Ahmedi, Taberaniu dhe Hakimi)

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit