4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndalojë veprimet e paligjshme të Izraelit”

Më të lexuarat

ECENUR ÇOLAK

MILANO (AA) – Kryetari i Qendrës së Kthimit në Palestinë, Majed Al-Zeer, duke iu referuar ndërhyrjes së armatosur të Izraelit ndaj protestave të “Marshimit të Kthimit të Madh” në kufirin me Gazën tha se “Izraeli ka vrarë dhjetëra palestinezë dhe ka plagosur më shumë se 6.000”.

Sipas tij, kjo është një situatë absolutisht e paligjshme dhe e papranueshme. Al-Zeer tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë urgjentisht dhe duhet të ndalojë veprimet e paligjshme të Izraelit.

Kryetari i Qendrës së Kthimit në Palestinë, Al-Zeer, bashkë me kryetarin e Federatës së Organizatave Islame të Europës, Samir Falah dhe me deputeten e Koalicionit Kombëtar të Reformës së Jordanisë Dima Tahboub, të cilët në fundjavë morën pjesë në Konferencën e 16-të Europiane-Palestineze në Milano të Italisë është prononcuar për Anadolu Agency (AA) lidhur me zhvillimet e fundit në Palestinë.

Al-Zeer ka thënë se “Marshimi i Kthimit të Madh” i cili zhvillohet në mënyrë paqësore në kufirin mes Gazës-Izrael që nga 30 marsi me kërkesën për heqjen e bllokadës jolegjitime në Rripin e Gazës dhe lejimin e kthimit të më shumë se 5 milionë refugjatëve palestinezë të dëbuar me detyrim nga territoret e tyre janë në përputhje me ligjin ndëkombëtar dhe atë të Kombeve të Bashkuara veçanërisht me rezulotën numër 194.

“Izraeli dërgon njësitë e tij në rajon dhe hap zjarr kundër civilëve të paarmatosur palestinezë. Ka vrarë dhjetëra palestinezë, dhe ka plagosur më shumë se 6.000 të tjerë. Kjo është një situatë absolutisht e paligjshme dhe e papranueshme. Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë urgjentisht dhe duhet të ndalojë veprimet e paligjshme të Izraelit”, tha Al-Zeer.

Ai thekson se “SHBA-ja krahas vendimit të saj duke njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit dhe duke zhvendosur ambasadën nga Tel Avivi në Kuds ofron mbështetje financiare, ushtarake dhe politike për Izraelin”.

“Këto hapa dhe mbështetje pa kufi të presidentit amerikan Donald Trump, nxisin qeverinë e Izraelit që të shkojë edhe më tej duke ndjekur politika më të dhunshme dhe më brutale dhe të vazhdojë të vrasë palestinezët. Është një tregues i qartë se Izraeli mendon se është mbi të gjitha llojet e ligjeve me ato që bëjnë ndaj civilëve dhe se ai mund të veprojë atë që dëshiron kurdo dhe sa herë të dëshirojë”, thotë Al Zaer.

“Qëndrimi i Turqisë për Palestinën është unik”

Al Zeer potencoi ndër të tjera edhe mbështetjen që Turqia ka dhënë ndaj Palestinës.

“Qëndrimi i Turqisë ndaj problemit të Palestinës dhe palestinezëve me Izraelin është me të vërtetë unik. Plaestinezët janë shumë mirënjohës për këtë qëndrim. Një nga reagimet më të forta kundër Izraelit janë kryesisht qasjet me veprime guximtare, fjalime dhe vepra të presidentit Recep Tayyip Erdoğan kundër politikës izraelite. Izraeli duke të marrë në konsideratë këtë qëndrim duhet të kuptojë se nuk mund të shkojë më tej në çështjen e Palestinës. Turqia ka një rol historik nga pikëpamja e islamit në Palestinë, gjithashtu ajo është një nga vendet më të mëdha gjeografike në Lindjen e Mesme”, tha Al Zeer.

Ai thekson se Turqia ka marrëdhënie të forta nga pikëpamja historike, gjeografike, kulturore dhe sociale me Palestinën.

“Për këtë arsye politika e Turqisë dhe presidenti për vëllezërit tanë në Gaza pritet me një mirënjohje të madhe nga të gjithë palestinezët në botë. Ne shprehim falënderimet tona, por në të njëjtën kohë kërkojmë edhe më shumë sepse ka humbur mbështetja për palestinezët. Vendet arabe janë të zënë me problemet e brendshme dhe konfiltet. Palestinezët nuk mbështeten nga askush përveç disa vendeve arabe. Ku dhe njëra prej atyre vendeve është Turqia që ofron mbështetje në mënyrën më të fortë për Palestinën”, nënvizon Al Zeer.

Ndërkohë që edhe kryetari i Federatës së Organizatave Islame të Europës, Samir Falah ka thënë se është një problem i madh dhuna e përdorur ndaj protestave paqësore në Gaza, por se problemi më i madh është pushtimi.

“Çështja e vërtetë është paligjshmëria e krimeve të kryera nga shteti okupues dhe ushtria e tij. Në mediat vëmendje i kushtohet përdorimit të forcës, ku shkaku i vërtetë i të gjitha këtyre gjërave është pushtimi”, thotë Falah.

“Bota po injoron Palestinën”

Deputetja e Koalicionit Kombëtar të Reformës në Jordani, Dima Tahboub tha se protestat në Gaza zhvillohen në mënyrë paqësore.

“Këta njerëz ecin në mënyrë paqësore në kufirin e tyre. Por, sërish Izraeli përdor dhunën kundër tyre. Kjo është absolutisht çnjerëzore. E dënojmë me forcë këtë. Gaza ndodhet nën bllokadë që prej 12 vitesh, dhe me shumë mundësi kjo është fatkeqësia me madhe në botë. Ai vend është burgu më i madh. Pavarësisht këtyre bota hesht, i injoron këto. Është e papranueshme ky qëndrim i njëanshëm për sionistët dhe heshtja e të gjithëve kur vjen puna tek palestinezët”, tha Tahboub.

Pasi tërhoqi vëmendjen se edhe në botë shihet se Izraeli tregohet “çnjerëzor dhe brutal” ndaj palestinezëve dhe se çështja palestineze duhet të mbështetet, Tahboub tha: “Ne shprehim falënderimet tona për mbështetjen e vëllezërve tanë turq në këtë çështje. Ne turqit nuk i vërejmë vetëm si aleatë, por në të njëjtën kohë i vërejmë si pjesë e përpjekjeve të rezistencës paqësore palestineze dhe përpjekjeve për çlirimin e Palestinës”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit