0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

KOMUNA E PRIZRENIT, PO HETOHET NGA POLICIA E KOSOVËS

Më të lexuarat

Komuna e Prizrenit, me autorizim të Prokurorisë së Qarkut, po hetohet nga Policia e Kosovës për ndërtimet e shumta kolektive për të cilat thuhet se janë ngritur jashtë planit urbanistik. Shoqëria civile e mirëpret këtë hap të organeve të rendit.

Komuna e Prizrenit, me autorizim të Prokurorisë së Qarkut, po hetohet nga Policia e Kosovës për ndërtimet e shumta kolektive për të cilat thuhet se janë ngritur jashtë planit urbanistik.

Shoqëria civile e mirëpret këtë hap të organeve të rendit dhe kërkon nga kryetari Ramadan Muja të veprojë në mënyrë energjike në zbatimin e ligjit.

Ndërkohë, zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha tha për Radio Kosovën se ndërtesat kolektive janë ngritur brenda parametrave të lejuar, ndonëse pranoi se ky institucion është nën hetime.

Objekte të shumta kolektive të ndërtuara vitin e fundit në shumë lagje të qytetit të Prizrenit, për të cilat thuhet se bien ndesh me planin urbanistik, kanë shtyrë njësitin e hetimeve për krime ekonomike të Policisë së Kosovës që të merren me hetimin e rastit.

Madje një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe drejtori i Urbanizmit në këtë Komunë, Sadik Paqarizi, duke thënë se të gjitha dosjet e lëndëve të objekteve kolektive gjenden në Institucionin Policor.

Ndërkaq, edhe zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Hazir Berisha tha për Radio Kosovën se hetimet tashmë i ka filluar njësiti për krime ekonomike në Prishtinë, pas shumë ankesave të bëra nga ana e qytetarëve për degradim të qytetit

Mirëpo, zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, ndonëse pranoi se Komuna është nën hetime të organeve të rendit, mohoi që objektet kolektive të jenë ngritur jashtë planit urbanistik.

E autorizimi nga Prokuroria e Qarkut për hetimin e rastit është mirëpritur edhe nga shoqëria civile në Prizren, e cila është monitoruese e punës së Komunës së Prizrenit.

Rrjeti i OJQ-ve “EC Ma Ndryshe” shpreh mirënjohjen e saj për këtë iniciativë të organeve të drejtësisë dhe rendit, dhe apelon për një bashkërendim të veprimeve nga organet përkatëse, në mënyrë që shkelësit e planeve rregullative urbane dhe ligjeve të trashëgimisë kulturore dhe planifikimit hapësinor të përgjigjen para drejtësisë,transmeton rtk.

“EC Ma Ndryshe” konsideron se Kryetari i Komunës së Prizrenit duhet të mbajë përgjegjësinë finale për ndërtimin e objekteve të banimit kolektiv jashtë kritereve urbanistike dhe kërkon nga ky i fundit që të veprojë në mënyrë energjike në zbatimin e ligjit.

Mungesa e gatishmërisë së Kryetarit të Komunës për t’u ballafaquar me këta ndërtues, krijon hapësirë për dyshime rreth përfshirjes së ekzekutivit të komunës në “krimin urbanistik” që e ka kapluar Prizrenin viteve të fundit thuhet në komunikatën e shoqërisë civile.kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit