-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Kompanitë “Prishtina” e “Pastrimi” ua falin borxhlinjve mbi 40 milionë euro

Më të lexuarat

Dy kompanitë rajonale me seli në Prishtinë, ajo e ujësjellësit KUR “Prishtina” dhe ajo për pastrimin e mbeturinave “Pastrimi”, janë të obliguara t’i falin për borxhlinjtë 43 milionë euro.
 
Mbi 33 milionë euro i bie t’i falë vetëm Ujësjellësit, kurse mbi 10 milionë euro kompanisë së mbeturinave.
 
Sipas Institutit GAP, kompania e ujësjellësit, e cila furnizon me ujë të pijshëm 8 komuna të Kosovës, është falësja më e madhe e borxheve ndaj konsumatorëve, të krijuara deri më 31 dhjetor 2008.
 
“Prishtina” menaxhon ujësjellësin në Prishtinë, Podujevë, Fushë-Kosovë, Obiliq, Drenas, Graçanicë, Lipjan dhe Shtime. Falja e borxheve është bërë me një vendim të Qeverisë së Kosovës, e cila drejtohet nga Isa Mustafa.
 
Sipas atij vendimi, borxhet falen për të gjithë konsumatorët dhe nga të gjitha ndërmarrjet publike të Kosovës. KUR “Prishtina”, sipas Institutit GAP, e cila i ka marrë të dhënat nga shumica e kompanive publike në nivel të Kosovës, i fal 33 milionë euro.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit