-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kompanitë gjermane dëshirojnë të zgjerojnë biznesin në Turqi

Më të lexuarat

Markus C. Slevogt tha se 860 kompani janë anëtare të Odës dhe shumë kompani gjermane dëshironin të zgjeronin biznesin në Turqi

STAMBOLL (AA) – Investimet më të mëdha në Turqi janë bërë nga bizneset në pronësi të familjeve gjermane, tha të martën kreu i Odës Tregtare Gjermane-Turke (AHK Turkey), raporton Anadolu Agency (AA).

Markus C. Slevogt tha se 860 kompani janë anëtare të Odës dhe shumë firma gjermane dëshironin të zgjeronin biznesin në Turqi.

Vitin e kaluar, midis dy vendeve u zhvillua 37.5 miliardë euro (43.9 milionë dollarë) të tregtisë bilaterale, tha ai, duke shtuar se këtë vit shifrat mund të shfaqin një rënie të lehtë.

“Turqia ka potencial, sepse ka një popullsi të re dhe pozicioni i saj gjeografik është i mirë”, tha Slevogt.

“Ekonomia turke po bëhet një model i ri biznesi. Është një ekonomi e bazuar në dije që gjeneron avantazhet e veta konkurruese”, shtoi ai.

Ai tha se Turqia i kupton partnerët e saj tregtarë.

“Unë shpresoj se Turqia dhe Bashkimi Evropian do të ndërmarrin hapa së bashku dhe do të kuptojnë njëri-tjetrin më mirë”, shtoi ai.

Oda e Tregtisë dhe Industrisë Gjermano-Turke u themelua në vitin 1994.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit