-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kompanitë e tenderëve dhe financuese të PDK-së

Më të lexuarat

Pronarët e kompanive të afërta me njerëzit në pushtet, të cilët i kanë financuar gjatë fushatave elektorale, vazhdojnë të jenë financues të rregullt të tyre. Shumë prej tyre e pranojnë se janë financues të partisë më të madhe në pushtet, por deklarojnë se tenderët i fitojnë “pa krah”.

Miliona euro janë në pyetje, derisa me buxhetin e Kosovës, janë duke u kryer shumë shërbime mes partisë në pushtet dhe kompanive private të afërta me ta, shkruan gazeta “Zëri”.
Sipas gazetës, EULEX it ka bërë gati një listë, në të cilën gjenden kompanitë më të mëdha që kanë fituar tenderë milionësh dhe janë duke i hetuar lidhjet e tyre me zyrtarët e lartë politikë.
Disa nga kompanitë më të mëdha që janë fituese të tenderëve dhe financuese të partisë më të madhe në pushtet janë; vëllezërit “Zhugolli”, kompanitë e të cilëve janë tre kompani “Pejton”, “Eco Trade” dhe “ACDS Kos” e tre vëllezërve: Ilmi, Bejtush edhe Mehdi Zhugolli, të cilët në Korporatën Energjetike të Kosovës, (KEK) kanë fituar tenderë në vlerë prej 70 milionë eurosh.
“Zëri” përmend edhe kompanitë: “Rukolli”, “Compact Group”, “Çlirimi”, “Ndërtimi”, “Tali”, “Magjistralja”, “AHN Group”, “Tim Krsko”, “Bejta Comerce” dhe të tjera./zëri/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit