13.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Kompania shqiptare e posathemeluar, përfiton një investim 35 milionë dollarësh nga “Seria A”

Më të lexuarat

Kompania “Twig”, e themeluar në vitin 2020 nga një shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, ka përfituar 35 milionë dollarë (25.7 milionë funte) në një raund investimesh të “Series A”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, raundi i investimeve është udhëhequr nga Fasanara Capital dhe pa pjesëmarrjen e një grupi investitorësh strategjikë të bashkuar nga drejtuesit aktualë dhe të mëparshëm të LVMH, Valentino, Balmain, Tod’s, Swarovski, L’Oréal, Barclays, Goldman Sachs dhe Scalapay.

Siç thuhet më tej, “Twig” e përshkruan veten si një “bankë gjërash” dhe aktualisht i lejon përdoruesit të shesin ose të tregtojnë veshje dhe pajisje elektronike për para në dorë, të cilat mund të përdoren për blerjet e ardhshme.

Themeluesi dhe Drejtori Ekzekutiv i “Twig”, Geri Cupi thotë: “Misioni ynë është të fuqizojmë konsumatorët tanë që të bëjnë zgjedhje të vetëdijshme rreth qëndrueshmërisë dhe njëkohësisht të ‘çlirojnë’ pasurinë në një mënyrë të menjëhershme dhe pa probleme, të përshtatshme për përdoruesit me njohuri dixhitale të vitit 2022”.

Hapi tjetër në udhërrëfyesin e “Twig” është të zhvillojë dhe të hapë infrastrukturën e saj të pagesave të gjelbërta Web 3.0, për të cilën “Twig” thotë se do të mundësojë që artikujt dixhitalë dhe fizikë të fitohen para dhe të tregtohen në mënyra të reja.

Përdoruesit do të jenë në gjendje të blejnë kriptovaluta, si dhe Non-Fungible Token (NFT) duke tregtuar rrobat ose pajisjet e tyre elektronike.

Cupi shton se firma ka “shpenzuar kohë të konsiderueshme për të kuptuar modelet e konsumatorit dhe nevojat e stilit të jetesës së Gen Z dhe audiencës bazë të Mijëvjeçarit” dhe beson se Twig mund “të kujdeset për nevojat e tyre dhe për një audiencë më të gjerë, tani ndërkombëtarisht”.

Kompania me bazë në Londër synon gjithashtu të përdorë kapitalin e mbledhur për të mbështetur zgjerimin e saj në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara në 2022.

Megjithëse përdoruesit mund të ofrojnë dhe të pranojnë pagesa në internet, si dhe të përdorin një kartë debiti Twig Visa, start-up thekson se nuk është një bankë.

Një llogari “Twig” është një llogari e parave elektronike e ofruar nga PayrNet – kompania mëmë e Railsbank – e autorizuar nga Autoriteti i Sjelljes Financiare.

Që nga fillimi i tij vitin e kaluar, “Twig” pretendon të jetë aplikacioni fintech me rritjen më të shpejtë në MB, me mbi 100,000 shkarkime mujore. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit