Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë Ajrore Turke (THY), Temel Kotil tha se në mesin shoqërive ajrore në botë sot Turqia është vendi që fluturon në më shumë destinacione.
Këto deklarata Temel Kotil i bëri në mbledhjen e Shoqatës Ndërkombëtare e Menaxherëve, ku tha se kanë porositur 267 avionë të rinj.
Kotil tha se kompania që ai drejton në vitin 2023 do të transportojë 120 milionë pasagjerë, duke shtuar në mesin e shoqërive ajrore Linjat Ajrore Turke (THY) sot udhëtojnë në më shumë vende të botës.
Temel Kotil tha se çmimi tavan dhe taban që kanë nisur të aplikohet në biletat e avionit do të stabilizohet dhe gjejë ekuilibrin vet në treg, ndërsa sqaroi se përveç Stambollit një pikë transiti ndërkombëtar do të bëhet edhe Ankaraja.
Kur Turqia të prodhojë avionin e saj kombëtar, këta avionë do të bëhen pjesë e inventarit dhe flotës së Linjave Ajrore Turke (THY), cilësoi Kotil./trt/kohaislame