0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Komisioni për Siguri: MPB ka tejkaluar kompetencat

Më të lexuarat

Anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së diskutuan të premten për ngjarjet e 17 dhe 18 tetorit të zhvilluara me rastin e protestave të Lëvizjes Vetëvendosje. Me këtë rast ata kërkuan dy raporte lidhur me këtë çështje, një nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërkaq, një tjetër raport nga Drejtoria e Policisë së Kosovës.
Disa nga anëtarët e komisionit duke vlerësuar se Policia e Kosovës është keqpërdorur nga Ministria e Punëve të Brendshme, u tha se MPB-ja ka bërë tejkalim të kompetencave dhe kjo është në kundërshtim me nenin 5 të Ligjit për Policinë.

Sipas tyre, kjo ngjarje kanë dëmtuar imazhin e Kosovës.

Gjatë këtij takimi nuk munguan as kritikat drejtuar sjelljes së deputetëve të kësaj lëvizje gjatë zhvillimit të protestave të 17 tetorit, thuhet në kumtesën e Kuvendit të Kosovës.

“Anëtarët e Komisionit u dakorduan që të kërkojnë dy raporte lidhur me këtë çështje, një nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërkaq, një tjetër raport nga Drejtoria e Policisë së Kosovës. Ndërsa, pas raportit nga këto dy institucione, anëtarët e komisionit do të japin vlerësimet e tyre përfundimtare për këtë çështje”, thuhet në kumtesë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit