0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Komisari i OKB-së, Al Hussein: Vallë mund të mohohen elementet e gjenocidit në Arakan

Më të lexuarat

GJENEVË (AA) – Komisari i Lartë i Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein, ka dënuar ashpër vrasjet masive, përdhumimet dhe shkatërrimet sistematike të shtëpive, fshatrave dhe pronës së muslimanëve të Arakanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, sot në Gjenevë ka mbajtur një mbledhje në të cilën është diskutuar dhuna mbi pakicën muslimane në Mianmar. Të pranishmëve i’u drejtua edhe komesari i Lartë, Al Hussein, i cili duke folur për dhunën të cilën e ushtron ushtria e Mianmarit dhe budistët fanatikë, për herë të parë përmendi elementet e gjenocidit.

Ai u bëri thirrje autoriteteve të Mianmarit dhe bashkësisë ndërkombëtare të marri hapa të menjëhershëm për të ndalur dhunën në Arakan.

Al Hussein i rekomanoi Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, miratimin e një rezolute për formimin e mekanizmit të veçantë përmes të cilit do të hetohen në mënyrë të paanshme krimet mbi muslimanët e Arakanit, të cilët siç tha, i janë nënshtruar vrasjeve masive, përdhumimeve dhe shkatërrimit sistematik të shtëpive, fshatrave dhe pronës së tyre.

“Pasi të marrim në konsideratë të gjitha këto, vallë mundet ndokush të mohojë praninë e elementeve të gjenocidit”, tha Al Hussein. Më parë, në shtator të këtij viti, Al Hussein deklaroi se dhuna mbi muslimanët e Arakanit është një “shembull shkollor i spastrimit etnik”.

Mijëra muslimanë të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti e deri më tani si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pretendon se është duke luftuar me militantë të armatosur. Numri i saktë i viktimave ende nuk mund të verifikohet, për arsye se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjet dhe daljet në rajon.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit