Ka kaluar gati një muaj që prej kur Mesut Ozil njoftoi befasisht se është pensionuar nga Kombëtarja gjermane për shkak të racizmit.
Ozil dhe Ilkay Gundogan ishin kritikuar publikisht nga politikanët gjerman dhe presidenti i Federatës gjermane të futbollit, Reinhard Grindel për postimin e një foto me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Paraqitjet e dobëta të Gjermanisë gjithashtu përcjelleshin me kritika ndaj Ozil.
Në një përgjigje pas pensionimit nga Gjermania, Ozil u viktimizua duke thënë: ”Unë jam gjerman kur ne fitojmë, por jam imigrant kur ne humasim”.
Tani, duke folur për WAZ, Gundogan thotë se ka respekt për Ozil dhe se mendon që mesfushori i Arsenalit meritoi një largim më të mirë”.
”Pas pensionimit nuk kishte mendime, por pas postimit të fotos në fjalë, ka pasur shumë dyshime”, tha anëtari i Man Cityt.
”Kur ju atakoheni nga shumë njerëz, nga tifozët tuaj dhe politikanët gjerman, atëherë ju shqetësoheni”.
”Mendoj se largimi i Ozil është i tmerrshëm. Ai bëri shumë për futbollin gjerman dhe ai duhej të merrte një lamtumirë të merituar”.