-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Komandanti i FSK, priti komandantin e Kolegjit të Luftës nga Turqia

Më të lexuarat

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Kadri Kastrati, sot ka pritur komandantin e Kolegjit të Luftës të Ushtrisë së Turqisë, gjeneralmajorin Selim Mert, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Në këtë takim, gjenerallejtënant Kastrati falënderoi Ushtrinë e Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep FSK-së, në veçanti e falënderoi Kolegjin e Luftës, për  mundësinë që i ka ofruar pjesëtarëve të FSK-së për të vijuar studimet në këtë kolegj me traditë dhe nga i cili kanë dal kuadro të njohura ushtarake.

 

Ndërsa, komandanti i Kolegjit të Luftës të Ushtrisë së Turqisë, gjeneralmajor Mert shprehi gatishmërinë që, tradita e bashkëpunimit të mirë në mes të FSK-së dhe Ushtrisë së Turqisë të vazhdojë edhe në të ardhmen.

 

Në këtë takim, komandanti i Kolegjit shoqërohej nga koloneli Hasan Haydogu, atashe ushtarak në Kosovë, koloneli Omer Demircioglu, komandant i kontingjentit të ushtrisë së Turqisë në kuadër të KFOR-it dhe kolonel Gultekin Yarali, këshilltar ushtarak në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

 

Si mikpritës, veç gjenerallejtënant Katrsatit, përfaqësues të FSK-së në këtë takim ishin edhe gjeneralbrigade Zymer Halimi, kolonel Ilir Qeriqi, nënkolonel Fadil Hoxha dhe nënkolonel  Sefer Isufi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit