2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Komandant Hoxha: BESA, RDK e Sela janë shpresa e shqiptarëve të Maqedonisë

Më të lexuarat

Xhezair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha, i ftuar në emisionin “Rrokum Roll”, ka thanë se partia e Ali Ahmetit është duke u fundosur për shkak të dështimeve të mëdha në vitet sa është në pushtet.  

Sipas Shaqirit, Ali Ahmeti tashmë përfaqëson vetëm klikën përreth tij, ndërsa ka dështuar të plotësojë premtimet për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit, rehabilitimin e ish-ushtrëve të UÇK-së dhe premtime tjera. 

I pyetur se cila është alternativa politike e shqiptarëve të Maqedonisë, Shaqiri ka deklaruar se popullata shqiptare i ka sytë te Lëvizja BESA, te RDK-ja, te Lëvizja e Zijadin Selës dhe te pjesa e organizuar e diasporës shqiptare. 

Shaqiri ka mohuar se mund të jetë në ndonjë listë që spekulohet se autoritetet maqedonase e kanë dorëzuar te ato të Kosovës. Ai vlerëson se është i papranueshëm hapi i atyre grupeve që po pretendojnë të nisin një konflikt të ri në Maqedoni, pikërisht në kohën kur opozita maqedonase po publikon të dhëna për mënyrën se si janë montuar proceset gjyqësore ndaj shqiptarëve dhe për keqpërdorime tjera. /SHENJA/ 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit