Edhe pse shumica e pacientëve konsideron që kolla e thatë është më e rrezikshme, sepse është shoqëruesi më i shpeshtë i kancerit të mushkërive, njësoj vlen edhe për kollën me të cilën nxirret jashtë sekrecioni i bronkeve
Kolla në kulmin e infeksioneve respiratore është e zakonshme, mirëpo nëse zgjat një muaj e më shumë nga këndellja nga ftohja, është e domosdoshme të shkohet te mjeku.
Kolla e thatë, pa nxjerrje këlbaze, mund të jetë shumë fortë dhe e mundimshme.
Pos infeksioneve virusale, mund të tregojë edhe sëmundjen malinje të mushkërive, tumor në gypat kryesorë të frymëmarrjes, mirëpo është e rrezikshme edhe për shkak të komplikimeve të mundshme, siç janë pëlcitja e pleurës së mushkërive dhe thyerja e brinjëve me rastin e kollitjes, madje edhe shfaqja e embolisë së mushkërive.
Edhe pse shumica e pacientëve konsideron që kolla e thatë është më i rrezikshëm, sepse është shoqëruesja më e shpeshtë të kancerit të mushkërive, njësoj vlen edhe për kollën me të cilën nxirret sekreti nga bronket.
Pos sekretit i cili mund të jetë i bardhë, në formë shkume, i ëmbël, me ngjyrë, pacienti me kollitje mund të nxjerrë edhe gjak, edhe qelb.
Ky lloj i kollës, gjithashtu, mund të tregojë kancerin e mushkërive, por edhe tuberkulozin dhe qelbëzimin e mushkërive.
Në rast të qelbëzimit apo abscesit në kohë të shkurtër me kollitje mund të nxirret sasi e madhe qelbi.
Nëse me kollitje nxirret jashtë sasi e madhe e sekrecionit, shkaktari mund të jetë në zgjerimin e bronkeve, të cilat më së shpeshti janë të lindura.
Komplikimi më fatal i kollitjes produktive, përkatësisht kollitja me gjak dhe qelb, është ngufatja, e cila mund të çojë deri në vdekje.
Qoftë të jetë kollë e thatë apo produktive, çdo kollë do të duhet të shërohet.
Nëse zgjat, më së shpeshti mjafton një incizim në rëntgen për caktimin e diagnozës së vërtetë. /tg