0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Koalicioni Sairoon fitues i zgjedhjeve në Irak

Më të lexuarat

BAGDAD (AA) – Sipas rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 12 maj në Irak, fitues ka dalë koalicioni Sairoon, i mbështetur nga lideri shiit Mukeada es-Sadr, transmeton Anadolu Agency (AA).

Riyad Bedran, kryetari i Komisionit të Pavarur të Lartë Zgjedhor të Irakut në një konferencë për shtyp të zhvilluar në Bagdad ka njoftuar se sipas rezultateve përfundimtare Sadr ka dalë i pari në zgjedhje. Koalicioni Sairoon i mbështetur nga Sadr ka fituar 54 deputetë në parlamentin me 329 vende.

Ndërkohë i dyti me 47 deputetë ka dalë koalicioni Fetih nën drejtimin e Hadi Amiri, një prej komandantëve Hashdi Hshabi, ndërsa koalicioni Nasr i drejtuar nga kryeministri aktual Hajdar el-Ibadi ka dalë i treti me 42 deputetë.

Po ashtu theksohet se turkmenët kanë marrë 3 deputetë në Kerkuk, Partia Demokratike e Kurdistanit nën drejtimin e Mesut Barzanit 25, Bashkimi Patriotik i Kurdistanit 17 dhe Goran 5 mandate.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit