Deklarata e ministrit të Punëve të Jashtme Enver Hoxhajt, ku potencoi se islami i importuar nga vendet e ndryshme arabe nuk i duhet popullit të Kosovës, është vlerësuar të jetë tendencioze andaj edhe ka nxitur reagime nga më të ndryshmet.
“Ministri i punëve të jashtme i Kosovës, krenohet me ndalesen e shkollimit të vajzave me shami. Po çfar ministri me kulturë evropiane është ky që lenë vajzat pa shkollë dhe shton injorancën në Kosovë. Çfarë njohje mund të sjell nga vendet islame, çfarë raporte korrekte mund të mbajë me Turqinë, një ministër i tillë? Ky asgjë më shumë se sa një argat i antishqiptarëve mund të jetë!”, ka shkruar Klinaku në profilin e tij në facebook.
Ndryshe, Klinaku njëkohësisht është edhe këshilltar ligjor i ministrit të Shëndetësisë Ferid Aganit./kohaislame