0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kleriku serb provokon shqiptarët nga Shkodra

Më të lexuarat

Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfillohije Radoviç ka provokuar shqiptarët gjatë qëndrimit të djeshëm në Vrakë të Shkodrës.

Radoviç i njohur si një nga mbështetësit e opozitës dhe protestave kundër Kosovës dhe njohjes së saj në Malin e Zi ka theksuar se “shqiptarët nuk duhet t`i shohin serbët si pushtues, por si çlirimtar”. Ai këtë e deklaroi gjatë vizitës së objekteve të kultit dhe varrezat e ushtarëve serbë të rënë gjatë luftërave ballkanike dhe pushtimit malazez të Shkodrës.

Kleriku serb Radoviç ka theksuar se ushtarët serbë janë çlirimtarë dhe jo pushtues.

“Kemi ardhur për të vizituar varrezat e ushtarëve serbë të rënë gjatë luftës ballkanike, të cilët luftuan kundër pushtuesit osman. Këta ushtarë së bashku me të tjerë kanë sakrifikuar veten për çlirimin e Shqipërisë. Këtu në Bardhaj kanë rënë mëse 10 mijë ushtarë serbë. Unë do doja të thosha edhe diçka tjetër, se ata kanë rënë në kohën kur Shqipëria shpalli Pavarësinë, në atë moment vendimtar historik për lirinë e vendit”, ka deklaruar Radoviç.

Amfillohije Radoviç njihet si organizator i protestave të opozitës malazeze kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, si kundërshtar i flaktë i çështjes shqiptare. Prej vitesh emri i mitropolitit është i lidhur edhe me përpjekjet për përvetësimin e objekteve fetare katolike në territoret e Malit te Zi, të cilat sot janë të banuara nga shqiptarë të besimit mysliman ose janë vendbanime të braktisura, për t’i kolonizuar me banorë sllavë. Aleanca Kuq e Zi pritet që të kërkojë që kleriku serb të shpallet person ‘non grata’ në Shqipëri. (INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit