-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kjo pije e konsideruar si kurë natyrale mund të shkaktojë atak në zemër dhe goditje në tru

Më të lexuarat

Pirja në sasi të mëdha e peroksidit të hidrogjenit është një taktikë e promovuar në rrethin e mjekësisë alternative si e ashtuquajtur “kurë natyrale”, por gati 300 njerëz janë helmuar dhe pesë kanë vdekur pasi e kanë provuar.

Profesori i mjekësisë emergjente, Benjamin Hatten ka përdorur të dhënat në sistem në mesin e vitit 2001 dhe 2011 dhe pa në mënyrë specifike helmimet nga peroksidi hidrogjeni. Këto formula zakonisht nuk shiten në farmaci dhe përdoren për qëllime komerciale. Por në fakt janë shitur nga shitës me pakicë dhe promovuar si “super uji”.
Për njerëzit që ndjekin këto regjime, udhëzimet përfshijnë vendosjen e një pikatore plot me peroksid në një sasi të madhe të ujit ose në një lëng tjetër. Njerëzit besojnë se duke shtuar oksigjen në pije në njëfarë mënyre përmirëson shëndetin.Megjithatë, nuk ka baza shkencore për këto pretendime.
“Nëse është e holluar si duhet, është ndoshta e padëmshme,” thotë Dr. Hatten.
Mund të ketë gjithashtu pasoja serioze nëse dikush tjetër në familje pi peroksid jo të holluar, pa e kuptuar rrezikun. Shumica e rasteve të helmimeve ose vdekjes ishin për shkak të sulmit në zemër ose goditje në tru.
“Flluskat e oksigjenit nga peroksidi mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe të bllokojnë rrjedhjen e gjakut në tru ose në zemër,” thotë ai.
Nëse ajo mbahen në shtëpi, rekomandohet që të shtoni një agjent ngjyrues në lëng, kështu që nuk mund të gabohet për ujin. Dhe gjithmonë mbajeni larg fëmijëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit