-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kjo është shuma e përfitimeve të Zvicrës nga shitja e orëve për vitin 2018

Më të lexuarat

Eksportet e orëve zvicerane janë rritur me 6.3 % në vitin 2018, duke thyer shifrën 21 miliardë dollarëshe.

Kjo rritje, është kryesisht për shkak të tregjeve aziatike, që do të vazhdojë edhe këtë vit, pavarësisht pasigurisë që rrethon ekonominë kineze, shkruan “Swissinfo.ch”.

Eksportet në Hong Kong u rritën me 19.1% (CHF3 miliard franga) dhe në Kinë me 11.7% (1.7 miliardë franga).

Ekspertet parashikojnë se eksporti do të rritet edhe në vitin 2019, për shkak të disa faktorëve, si Brexit.

Rritja e eksportit do të thotë më shumë vende pune. Brenda një viti janë krijuar pothuajse 3 mijë vende punë, nga 700 kompani që merren me orë.

Kjo i zëvendëson vendet e humbura të punës mes vitit 2015 dhe 2018.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit