-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kjo është mënyra e duhur për të dalë nga një veturë në zhytje

Më të lexuarat

Aksidentalisht mund t’i thyeni edhe barrierat e një ure dhe bashkë me veturën që drejtoni të përfundoni në ujëra të thella.

E për të shpëtuar nga aty, kyç është reagimi i shpejtë që mund ta bëni, shkruan Tech Insider, transmeton Klan Kosova.

Vetura që sapo mund të ketë rënë, nuk gëlltitet përnjëherësh nga uji.

Mënyra e vetme për të dalë nga një pozicion i tillë është dritarja, assesi mos e hapni derën, pasi që makina do të mbushet shumë më shpejtë me ujë dhe do të zhytet shumë shpejt. Por që ta provoni këtë do të jetë humbje kohe, pasi që presion që bën uji e bën të pamundur që të mund ta shtyni derën.

Është mirë që sa më shpejt të hapni dritaren, pa u afruar uji në cep. Nëse veç uji ka ardhur te dritarja dhe ju keni mbetur brenda, atëherë zgjidhja është të thyhet xhami, mos provoni atë të përparmin pasi që ai është prodhuar që tu rezistojë edhe goditjeve më të forta. Thyeni ata anësorët, duke hequr mbështetësen e kokës, apo edhe pajisjen e veçantë ‘çekiç’ që gjendet nëpër makina për raste të tilla.

Pasi ta keni thyer xhamin, merrni frymë thellë dhe nisni që të notoni drejt sipërfaqes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit