6.2 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Kisha serbe kundër politikës shtetërore për Kosovën

Më të lexuarat

Sinodi i Kishës Ortodokse serbe ka kërkuar nga presidenti dhe kryeministri i Serbisë që të refuzojnë marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve me Kosovën.

Njëkohësisht krerët e kishës kanë prezantuar edhe planin tetë pikësh për zgjidhjen e problemit të Kosovës, i cili kërkon anulimin e kufijve dhe largimin e kampit amerikan Bondsteel.
Në këtë dokument, sipas revistës “Nedeljnik” kërkohet nga shteti “që mos të jetë pjesëmarrës në vetëvrasjen e Serbisë”.
“Nga qeveria dhe parlamenti aktual presim që në vend të pranimit ‘të menaxhimit të integruar të kufijve’ të rishqyrtoi të gjitha marrëveshjet e qeverisë paraprake për ‘vendkalimet’ të cilat nuk janë ratifikuar në parlament”, thuhet në letrën e kishës drejtuar institucioneve.
Më tutje kërkohet nga organet shtetërore që para bisedimeve të ardhshme – të kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare garanci për kthimin e serbëve të zhvendosur, rindërtimin e shtëpive dhe miratimin e ligjit për restituimin e pasurisë kishtare dhe shoqërore në Kosovë. /Ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit