8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Kisha Ortodokse Serbe kërcënon “me jetë” kundër autoqefalisë së asaj malazeze

Më të lexuarat

Pas miratimit të Projektligjit nga Qeveria e Malit të Zi, sipas të cilit të gjitha pronat kishtare kalojnë në duar të shtetit, Kisha Ortodokse Serbe kërcënon se është “e gatshme të mbrojë tempujt e saj me jetë”, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha Ditore.

Sipas tyre, peshkopi i Budimes e Nikshiqit, Joanikije, me këtë rast ka dërguar mesazhin se “tempujt tanë do t’i mbrojmë me jetët tona, mos të presë kush se ky atak do të kalojë qetësisht. Kur të ndodhë kjo, rregulla nuk ka. Konfliktet fetare janë më të rrezikshmet dhe kur të ndodhin ato nuk ka më rregulla”.

Këtë mesazh peshkopi Joanikije e ka dërguar në prag të kuvendit të madh Dita e Trinisë (Trojiçindan), më 15 qershor, në Katedralen e Ringjalljes së Krishtit në Podgoricë, që reflekton gjendjen e cila sundon në Mitropolinë Malazez- Bregdetare dhe dioqezat e saj si pasojë Propozim-ligjit të miratuar nga Qeveria e Malit të Zi mbi liritë fetare dhe pozitën juridike të bashkësive fetare.

Siç komentojnë këto media, regjimi në Mal të Zi me Propozim-ligjin e propozuar “ka shkelur vijën e kuqe, sepse me të bart në pronësi shtetërore të gjitha pronat që deri më 1918 ishin kishtare, madje tetë shekuj pas ekzistimit të autoqefalitetit të Kishës Ortodokse Serbe, e cila ka mbijetuar të gjithë pushtuesit që kanë kaluar nëpër këtë hapësirë”.

Në shenjë proteste, raportojnë mediat, atë ditë të gjitha ritet, shërbimet e shenjta, si dhe shënimi i Lutjeve të përshpirtshme do të shtyhen.

Në shenjë proteste më 15 qershor kishat dhe manastiret përkohësisht do të mbyllim, ndërsa cilët do të jenë hapat tanë të ardhshëm do të kuptojmë pasi ta dëgjojmë shkëlqesinë e tij të metropolitanit Amfilohije. Me siguri do të forcojmë sigurinë e tempujve tanë, sidomos Manastirin e Cetinës dhe të Ostrogut, do të organizojmë rojet natë e ditë, ashtu siç po bëjmë tashmë në mbrojtje të Pagzimores “Lotët e Njegoshit” në sukën e Miholit afër Tivatit”

Kisha Ortodokse Serbe e ka quajtur “detonues” mesazhin e protektorit shpirtëror dhe mbrojtësin e Shen Vasilit të Ostrogut Mrekullibërës, nga tubimi lokal i DPS-it në lidhje me përtërirjen kanonike të Kishës Ortodokse Malazeze, të panjihur, siç raportohet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit