Punimet për ndërtimin e kishës dhe varrezave katolike shqiptare në fshatin Llapushnik të Drenasit kanë filluar që nga dita e djeshme
Ndërtimi i kishës dhe varrezave ka filluar pasi që janë ndërprerë para një muaji pasi që fshatarët e Llapushnikut të komunitetit mysliman patën protestuar për ditë të tëra.
Ata kanë thënë se vendi ku po ndërtohet kisha dhe varrezat katolike është vend i ndarë për varrezat e dëshmorëve.
Kundër ndarjes së kësaj hapësire për varrezat dhe ndërtimin e kishës katolike shqiptare kanë qenë banorët myslimanë të fshatit, të cilët kanë kërkuar që kisha të ndërtohet, por në një vend tjetër.
Ndërkaq, udhëheqësi i punimeve, Rasim Gjota, tha se njëherë nuk ka probleme në punë dhe po ruhen nga policia dhe KFOR-i. Sipas tij, punimet është paraparë të zgjasin 25 ditë.
“Para një jave kemi nisur, në fillim atë murin atje, e patë që u rrëzua. Prej dje kemi nisur prapë prej fillimit. Deri në 25 ditë është paraparë për t;u përfunduar punimet. Probleme njëherë nuk ka. Janë këtu policia e KFOR-i. Në rregull po shkon njëherë, probleme nuk ka, ndërsa në fillim ka pasur”, tha Gjota.
Duket se mosmarrëveshjet mes komunitetit mysliman dhe atij katolik, që të gjithë shqiptarë, këtë herë kanë marrë fund, ndonëse nuk ka diçka zyrtare nga asnjëri komunitet. Punimet do të vazhdojnë edhe ditëve të ardhshme, nëse nuk ndodhë ndonjë problem eventual.
/infoislame